Hoxhë Ahmed Kalaja duket se inkurajon sulmet ndaj të vdekurit sot Arton Turkaj - NACIONALE

Hoxhë Ahmed Kalaja duket se inkurajon sulmet ndaj të vdekurit sot Arton Turkaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ahmet Kalaja, hoxhë i njohur nga Shqipëria, është përfshirë në komentet me gjuhë politikisht jokorrekte ndaj Artan Turkajt, gazetar kosovar që sot ndërroi jetë.

Në një status në profilin e tij, Kalaja ka shkruar disa fjali për një status të Turkajt, i cili kishte shkruar “Urime krishtlindjet jau boft allahu kabull”.

Në statusin e tij, hoxhë Kalaja duket se inkurajon sulmet ndaj Turkajt, tashmë të ndjerë. Madje, ai ka shkruar se “po mos u tallni me Zotin; se të len zemra diku…”

“Po mos u tallni me Zotin; se të len zemra diku ...

Zemrën e komandon vetë Ai, Zoti... e jo vetë njeriu.

Zini mend!

Qoftë mësim për të tjerët!

Amin!” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme