Hoxhaj thotë se "Kosova duhet ta njohë Qeverinë e përkohshme të Sirisë"
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka theksuar se Lindja e Mesme po përjeton një periudhë të rëndësishme dhe vendimtare, që mund të ndikojë ndjeshëm në politikën globale.
Në një postim të tij në Facebook, Hoxhaj vlerësoi se rënia e regjimit të Bashar al-Assadit hap mundësi të reja për Kosovën, veçanërisht në përpjekjet për të tejkaluar kundërshtimin e Iranit ndaj pavarësisë së saj.
Ai sugjeroi që Kosova duhet të jetë një nga shtetet e para që e njeh qeverinë e përkohshme të Sirisë, duke shfrytëzuar këtë moment për të përshpejtuar njohjen e Kosovës edhe nga Libani dhe Iraku, dy shtete ku Serbia ka mbështetur regjimin e Assadit.