Hoxhaj takon deputetin gjerman: Është simbol i mbështetjes së Bundestagut për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar deputetin gjerman Knut Abrahams, i cili është mbështetës i madh i Kosovës.
Ai ka bërë me dije se Abraham është simbol i mbështetjes së Bundestagut për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se e ka falënderuar mikun e tij gjerman për mbështetjen.
“Knut Abrahams është mik i madh i Kosovës dhe simbol i mbështetjes së Bundestagut për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe për këtë gjë e takova dhe e falenderova! Parlamentarët e dhanë mbështetjen për një Kosovë evropiane kudo në Evropë dhe në Kosovë. Sot është vendimtare se a po e kalon Evropa testin për premtimin e dhënë në 2008 për një Kosovë të integruar në bashkësinë ndërkombëtare, aq është edhe për Kosovën që kishte garantuar një shoqëri demokratike dhe multi-etnike!”, ka shkruar Hoxhaj.