Hoxhaj takohet me Bashën: Një nip Kosove në Kosovë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, sot e ka takuar ish-kreun e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Bashën.
Më anë të një postimi në Facebook, duke e cilësuar si takim vëllazëror, ai ka thënë se bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit.
“Një nip Kosove në Kosovë! Takim vëllazëror në Prishtinë me mikun tim të madh dhe të veçantë, Lulzim Basha! Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit. 🇽🇰🤝🇦🇱”, ka shkruar Hoxhaj.