Hoxhaj: Sot Kosova është pjesë e menysë në Bruksel, po diskutohet për zgjedhjet në veri - NACIONALE

Hoxhaj: Sot Kosova është pjesë e menysë në Bruksel, po diskutohet për zgjedhjet në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel, Kosova nuk ka asnjë aleatë.

Ai ka thënë se në takimin e sotme do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Gjendja nuk është e zakonshme, gjendja është e jashtëzakonshme. Dhe unë prita që shumica do të thotë diçka se çfarë po ndodh në Bruksel. Me lejoni të them z. Kurti ka ardhur në qeveri me premtimin që e ka marrë barrën e dialogut dhe të një marrëdhënie të vështir me Serbinë dhe do ta zgjidh këtë temë më mirë se në kohen tonë. Ka thënë se do të ketë dialog jo për Kosovën, por do të këtë dialog me Kosovën. Kosova nuk do të jetë një temë në mënyrë, por Kosova do të jetë një palë në tavolinë. Dua të u them që sot Kosova është pjesë e menysë dhe faqja e fundit e menysë. Dhe tema kryesore është mbajtja e zgjedhjeve në veri. Ne diskutojmë në Bruksel për atë se si të mbahen zgjedhjet në veri”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka bërë me dije se sot Kosova nuk ka fare komunikim me aleatët perëndimor.

Kosova po ashtu është në një meny tjetër dhe në faqen e parë të menysë dhe faqja e parë e menysë është në sanksione të BE-së. Prandaj, sot në dialog Kosova është pa asnjë mik, pa asnjë aleatë. Sot në dialog Kosova është në një dialog ku nuk ka fare dialog më Uashingtonin, fare dialog me Berlinin, fare dialog me Londrën, fare dialog me Parisin. Konkretisht sot askush prej Kosovës nuk e thirr askënd në Uashington, në Bruksel, në Londër. Nuk ka fare komunikim”, ka thënë ai

Lajme të ngjashme