Hoxhaj prezanton dy "arushanët" e PDK-së: Ka edhe të tjerë, por këta janë më të veçantë
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka postuar një fotografi me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin dhe ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.
Ai ka zgjedhur një epitet interesant për këta zyrtarë të PDK-së.
Hoxhaj ka thënë se Lladrovci dhe Grabovci janë dy arushanët e PDK-së.
Ai ka bërë me dije se partia më e madhe opozitare ka edhe arushanë të tjerë, por këta janë më të veçantit.
“Me dy arushanët e PDK-së 😆! Ka edhe të tjerë, por këta janë më të veçantë!”, ka shkruar Hoxhaj.