Hoxhaj: Politika e jashtme në rënie të lirë, që dy vjet asnjë njohje - NACIONALE

Hoxhaj: Politika e jashtme në rënie të lirë, që dy vjet asnjë njohje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se sot janë bërë dy vite që Kosova nuk ka marrë asnjë njohje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se politika e jashtme është në rënie të lirë.

Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme