Hoxhaj për draft-statutin: Kurti s'ka guximin të publikojë se çka ka pranuar
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi nesër do ta zhvilloj takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.
Në lidhje me këtë ka reaguar ish ministri Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti po negocion fshehtas për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Nesër mbahet takimi në Bruksel, por të gjithë e dini se Qeveria Kurti po negocon fshehtë për statutin e Asociacionit. Qeveria Kurti s'ka guximin të publikojë se çka ka pranuar, por këtë duhet ta bëjë BE-ja, sepse evropianët e dijnë se sekreti qeveritar jo vetëm që dëmton besimin e shoqërisë ndaj institucioneve, por edhe krijon bindjen e një komploti kundër të ardhmes së Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.
