Hoxha: Pavarësisht konflikteve, Kurti është dashur ta presë në takim Ramën
Analisti Ylli Hoxha ka bërë me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dashur të takonte kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili dje ka qëndruar në Kosovë.
Ai ka vlerësuar se takimi në Prishtinë është dashur të realizohej pavarësisht raporteve në mes të dy kryeministrave.
“Kryeministri Kurti është dashtë me prit dosido Ramën sot. Pa marrë parasysh krejt konfliktet, është e papranueshme që një kryeministër i një shteti evropian të vijë në Prishtinë, e kryeministri jonë të jetë në Prishtinë e të mos pranojë. Lëre më kur bëhet fjalë për shtetin e Shqipërisë, që kemi interesa të mëdhaja dhe ndërlidhje se më këdo tjetër”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus”.