Hoxhaj: Opozita dhe PDK duhet të kuptojnë se Kurti dhe ne nuk kemi qëllime të përbashkët
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur kundër një bashkëpunimi të mundshme me VV-në.
Ai ka bërë me dije se PDK-ja dhe VV-ja kanë dallime të mëdha.
Gjatë një interviste në Pressing, ai ka thënë se këto dy parti nuk kanë qëllime të përbashkëta.
“Ajo çka e dallon PDK-në prej VV-së, përtej asaj që unë vij prej përvojës politike që i besoj dialogut dhe kam pasur dëshirë të bashkëpunojë secili me secilin në Kosovës, problemin kryesor që e kam me z. Kurti është se unë nuk shoh qëllim të përbashkët. Opozita dhe PDK duhet të kuptojnë se z. Kurti dhe në të tjerët nuk kemi qëllim të përbashkët”, ka thënë Hoxhaj.