Hoxhaj: Misioni i Hendikos është i shenjtë, institucionet duhet të zgjojnë ndërgjegjen - NACIONALE

Hoxhaj: Misioni i Hendikos është i shenjtë, institucionet duhet të zgjojnë ndërgjegjen

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Enver Hoxhaj ka vitizuar qendrën Hendikos në Gjilan, ku u prit nga drejtori Fatmir Shurdhani dhe kryetari i bordit Avdyl Ibishi.

Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë:

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, vizitova Hendikos në Gjilan, ku drejtori Fatmir Shurdhani dhe kryetari i bordit Avdyl Ibishi më njoftuan me problemet serioze me të cilat ballafaqohen, trajtimin jo të mirë nga komuna dhe sfidat e një qendre që arsimon 250 fëmijë çdo ditë. Kosova në 2026 duhet të jetë më e mirë për shoqërinë, sepse puna që bëjnë është jetike, misioni i tyre është i shenjtë dhe virtyti i tyre është shembull për të gjithë ne.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Vizita e tij vjen në një ditë simbolike, duke rikthyer vëmendjen te mungesa e përkrahjes institucionale për qendrat që ofrojnë shërbime thelbësore për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Lajme të ngjashme