Hoxhaj: Kurti është deputet uzurpator, Qeveria nuk është legjitime - NACIONALE

Hoxhaj: Kurti është deputet uzurpator, Qeveria nuk është legjitime

5 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Albin Kurtin për uzurpim të pushtetit dhe shkelje të rendit kushtetues.

Nga protesta para Qeverisë, Hoxhaj e quajti Kurtin “deputet uzurpator”, duke thënë se ka zaptuar zyrën e kryeministrit.

“Qeveria nuk është legjitime. Ky njeri nuk është kryeministër, është një deputet uzurpator. Ka uzurpuar zyrën e kryeministrit”, deklaroi Hoxhaj.

Ai tha se do të veprojnë për t’i dhënë fund këtij uzurpimi.

Lajme të ngjashme