Hoxhaj kritikon Qeverinë dhe “emisarët e papeshë”: Po përmbysen marrëdhëniet Kosovë-BE
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se politikanët “e padijshëm” të Qeverisë së Kosovës dhe “emisarët e papeshë” të Evropës po përmbysin marrëdhëniet Kosovë-BE.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Qeveria po sajon kriza brenda Kosovës.
Ndërkaq, për emisarët, ai ka thënë se po vizitojnë vendin pa ndonë qëllim e propozim konkret.
“Kjo ndodhë sepse politikanët që qeverisin me Kosovën nuk marrin sot asnjë vendim - njejtë sikurse ndërmjetësit dhe emisarët evropianë. Mjerisht, Evropa që merrte vendime, njejtë si Kosova, i takon së kaluarës! Kjo është Evropa që s'merr më asnjë vendim, njejtë si Kosova e 2024-ës!” – ka thënë ai.
Postimi i plotë: