Hoxha komenton videon Rama-Kurti: Njëri populizem t'i hap sytë, tjetri t'i mbyll - NACIONALE

Hoxha komenton videon Rama-Kurti: Njëri populizem t'i hap sytë, tjetri t'i mbyll

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pas videos ku Edi Rama ia mbyll sytë kryeministrit të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se ka dy format të populizimit.

Në këtë mënyrë, ai veprimin e Ramës e ka vlerësuar si populist.

Ka dy forma populizmi. Njëri t'i hap sytë, tjetri t'i mbyll sytë”, ka shkruar Hoxhaj.

Në kongresin e forcave politike progresive në Berlin, Rama ia ka mbyllur sytë nga pas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Më pas, Rama e përqafon Kurtin dhe në takim shpërthejnë të qeshurat.

Lajme të ngjashme