Hoxhaj i reagon Lavrovit: Propagandë ruse dhe serbe për "spastrimin etnik" në Kosovë - NACIONALE

Hoxhaj i reagon Lavrovit: Propagandë ruse dhe serbe për "spastrimin etnik" në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lavrov tha se në Kosovë po bëhet spastrim etnik i serbëve.

Hoxhaj tha se propaganda ruse dhe serbe për Kosovën është dezinformim që synon të minojë institucionet euro-atlantike dhe të destabilizojë Kosovën.

“Propaganda ruse dhe serbe e ‘spastrimit etnik’ në Kosovë është dezinformim që synon të minojë institucionet euro-atlantike dhe të destabilizojë Kosovën. Krahasimi i Lavrov-it është luftë hibride e pastër. Këto sulme nuk kanë në shënjestër vetëm Kosovën, por paqen dhe stabilitetin e rajonit.”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme