Hoxhaj i prerë: Nuk e shoh të mundur koalicionin me VV-në
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka folur në lidhje me të ardhmen politike.
Në një intervistë në RTV 21, Hoxhaj ka qenë i prerë në lidhje me bashkëpunimin me VV-në.
Në pikëvështrimin e Hoxhajt, nuk është i mundur koalicioni në mes PDK-së dhe VV-së.
“Nuk e shoh se është e mundur, për shkak të asaj se si Vetëvendosje e sheh politikën se si e sheh raportin me vebdimmarrjen me shtetin me shoqërinë me partnerët tonë perëndimor e shoh të pamundur, mendoj se çfarë mund të ndodh me 9 shkurt është ndryshimi, qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet prej opozitës, nëse vendi në 2019 dhe 2021 ka votuar për ndryshim, por ndryshimi mund të jetë mund të jetë për të mirë dhe të keq dhe është parë që ndryshimi që ka ndodhur ka qenë për të keq mendoj që 2025 më 9 shkurt duht të votohet për ndryshim dhe subjektet politike duhet ta gjejnë një rrugë se si mund ta kthejmë Kosovën në binarë” – tha Hoxhaj.