Hoxhaj: I dëmshëm mungesa e bashkëpunimit nga Kurti me komunën e Preshëvës - NACIONALE

Hoxhaj: I dëmshëm mungesa e bashkëpunimit nga Kurti me komunën e Preshëvës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Enever Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka takuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, me të cilin edhe ka shpërndarë një fotografi.

Hoxhaj ka shkruar se është politikisht e dëmshme mos bashkëpunimi i Qeverisë Kurti me komunën e Preshevës.

“Gjithmonë është kënaqësi ta takoj mikun tim Shqiprim Arifin në Prishtinë! Si gjithnjë kemi prioritet të përbashkët të të drejtave të shqiptarëve të Luginës! Politikisht i dëmshëm dhe moralisht i padrejtë mos bashkëpunimi me Komunën e Preshevës, nga Qeveria Kurti!”, shkroi z.Hoxhaj.

Lajme të ngjashme