Hoxhaj i ashpër me Kurtin: Pushteti autoritar ua ndali pagat mësimdhënësve
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër, pasi Qeveria nuk po i procedon pagat për mësimdhënësit.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se kështu veprohet, kur pushteti është autoritar.
Hoxhaj ka kërkuar që pagat të ekzekutohen menjëherë.
POSTIMI:
Ndëshkimi i Albin Kurtit është kaq i padrejtë dhe i shëmtuar sa që edhe pse të gjithë ishin në grevë, mëdhimdhënësit nuk morën fare pagat, ndërsa punëtorët e administratës po! Zbatimi selektiv i ligjit ndodh kur sistemi është autoritar, i padrejtë, si marrëdhënie e nënshtrimit dhe ndëshkimit të njeriut nga një njeri! Qeveria të ekzekutojë pagat SOT sipas shembullit të administratës, ligjeve vendore dhe normave demokratike ndërkombëtare! Qeveria të udhëhiqet nga vyrtyti politik, duke dëgjuar zërin e ndërgjegjes brenda tyre, që është zëri i mësimdhënësve!