Hoxhaj: E shoh administratën Trump si një mundësi të artë - NACIONALE

Hoxhaj: E shoh administratën Trump si një mundësi të artë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se vendi duhet të fokusohet më shumë në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare. Sipas tij, rritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë zgjerimin e trupave, modernizimin e pajisjeve dhe intensifikimin e trajnimeve, është domosdoshmëri strategjike.

Sipas tij, një qasje më e fuqishme në këtë drejtim do t’i hapte Kosovës rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Hoxhaj ka përmendur gjithashtu se në këtë proces sheh një mundësi të veçantë bashkëpunimi me administratën e presidentit amerikan Donald Trump, të cilin e konsideron si një faktor të rëndësishëm që mund të ndihmojë vendin në aspiratat e tij euroatlantike.

“Siguria dhe mbrojtja duhet të jetë prioriteti i parë para politikës së jashtme, dhe unë jam për atë që ne duhet ta rimendojmë politikën e jashtme, duhet të ketë rritje të kapacitetit të FSK-së, qoftë për nga numri, qoftë për nga armatimi e trajnimi, por me një qëllim që ta anëtarësojmë Kosovën në NATO, dhe Turmpin e shoh si mundësi të artë”, ka thënë ai në Të.

Lajme të ngjashme