Hoxhaj: Blerja e raketave kineze nga Serbia rrezikon stabilitetin rajonal - NACIONALE

Hoxhaj: Blerja e raketave kineze nga Serbia rrezikon stabilitetin rajonal

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar blerjen e raketave supersonike kineze nga Serbia prej Kinës.

Ai ka paralajmëruar se blerja e këtyre raketave nga Kina përbën rrezik për rajonin.

Në llogarinë e tij në X, ish-kryediplomati kosovar ka shkruar se NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin.

“Serbia që po siguron kapacitete goditëse hipersonike me raketa kineze ngre pyetje serioze për sigurinë rajonale. Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë që vepron si ‘Rusia e vogël’. NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme