Hoxhaj: Bislimi kur foli për luftën, e shpalli veten negociator të dështuar - NACIONALE

Hoxhaj: Bislimi kur foli për luftën, e shpalli veten negociator të dështuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Jashtëm i cili vjen nga rradhët e PDK-së Enver Hoxhaj ka shkruar në Facebook në lidhje me politikën e jashtme aktuale të Kosovës.

Sipas tij, ajo po karakterizohet me mungesë pro-aktiviteti, e me mungesë dijesh të theksuara.

Hoxhaj ka marrë shembull zëvendëskryeministrin e kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili në një medium ukrainas foli për luftën, duke thënë se”duhet të jemi gati për luftë”, deklaratë kjo që u ndryshua më pas.

Sipas Hoxhajt, kur një kryenegociator flet kështu për luftën, ai e shpall vetën të dështuar.

E plotë:

Shndrrimi i politikës së jashtme të Kosovës si një mekanizëm për të mos bërë asgjë, ka bërë që Kosova të paraqitet ndërkombëtarisht si një shtëpi kartoni, në të cilën çdo minut mund të shpërthejë lufta, duke treguar më shumë profilin personal të aventurierëve politikë që drejtojnë sot Kosovën, mungesën e dijes në komunikim ndërkombëtar dhe arrogancën si mënyrë për të fshehur dobësinë e tyre psikologjike! I nisur nga dëshira për të treguar se po bënë diçka, i pavetëdijshëm për përgjegjësinë dhe i humbur në kohë e hapësirë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është shembull tipik i politikanit gjithsesi të padijshëm që ngatërron kuptimin e qëndrimit politik me ndjeshmërinë e lidhjes me publikun, kur deklaroi në mediumin ukrainas se "duhet të jemi gati për luftë". Kur negociatori dështon, ai flet për luftën. Me këtë lloj deklarate Besnik Bislimi e ka shpallë veten negociator të dështuar.

Lajme të ngjashme