Hoxha: VV dhe PDK mund të jenë dakorduar pak a shumë edhe për qeverinë e re
Analisti Ylli Hoxha në emisionin “Debat Plus”, në Dukagjin ka komentuar takimin Kurti-Krasniqi. Sipas tij, ka shenja se PDK-ja e LVV-ja mund të bëhen bashkë.
Sipas tij, nëse kanë arritur dakordim për zgjedhje të reja, s’përjashtohet mundësia edhe për një marrëveshje për qeveri të re.
“Hapësira për t’u bërë pjesë e qeverisë unë po e lexoj nga ky takim po shoh shenja qe qojnë në atë drejtim. E kaluara na ka treguar se kur është rrëzuar qeveria pak a shumë është definuar edhe qeveria e ardhshme” tha Hoxha