Hoxha publikon listën e votave pro Asociacionit: Këta ia kanë bërë të keqen Kosovës
Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëendosje, edhe sot ka komentuar çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka zgjedhur një mënyrë interesante të komentimit.
Z. Hoxha, që ishte këshilltar i kryeministrit Albin Kurti gjatë Qeverisë Kurti I, ka publikuar listën e deputetëve që votuan pro marrëveshjes për normalizim të vitit 2013, e cila e parasheh edhe formimin e një asociacionit.
Sipas Hoxhës, ata ia kanë bërë një të keqe Kosovës.
"Janë apo nuk janë deputetë, këta ia kanë bërë të keqen Kosovës. Kanë votuar asociacionin." - shkroi ai.