Hoxha me një krahasim: Në KiE e pamë sa vështirë merren vendimet, paramendojeni 99’ën për bombardimet? - NACIONALE

Hoxha me një krahasim: Në KiE e pamë sa vështirë merren vendimet, paramendojeni 99’ën për bombardimet?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Yll Hoxha në “Debat Plus” ka nxjerrë një krahasim për të treguar sa vështirë ka qenë – dhe edhe sa historike – vendimi i komunitetit trans-atlantik për të bombarduar Serbinë më 1999; duke e krahasuar me vështirësinë e kohëve të fundit për të (mos) kaluar vendimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Tash po du me theksu diçka. Sot jemi 25 vjet nga çlirimi. Para pak kohe patëm një përpjekje diplomatike me hy në Këshill të Evropës. Edhe e pamë se çfarë probleme kemi. Një vendim me na ba anëtar, shtetet që na njohin, jo shtete që s’na njohin. Tash, imagjinojeni në 99’ën sa vështirë ka qenë m’u pru vendimi për m’u bombardu. Ka qenë punë e madhe e miqve të cilët përnjëmend na kanë ndihmu, për m’i heq krejt pengesat që m’e pru një vendim për me bombardu një shtet evropian, që shumë prej tyre edhe e kanë konsideru mik”, tha Hoxha.

Lajme të ngjashme