Hoxhë Mazllami e nxjerrë në shitje veturën e vjetër, a do ta mbajë premtimin që e dha në Nacionale?
Pak kohë më parë hoxha Mazllam Mazllami nga Prizreni mori dhuratë një veturë ‘Mercedes’ nga disa qytetarë të Kosovës të besimit mysliman. E pas shumë debateve të krijuara në lidhje me veturën e re luksoze, duket se tashmë hoxhë Mazllam ka vendosur që ta shesë veturën e tij të vjetër.
Kështu ka bërë të ditur ai vet përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar “në shitje”, duke i postuar edhe disa fotografi të veturës.
Në kohën kur hoxha kishte pranuar veturën e re, në një intervistë për Gazetën Nacionale kishte deklaruar se nëse do ta shesë veturën e vjetër, ai do të investojë në xhami.
“Makinën që e kam të vjetrën, kur ta shes do të investoj në xhami.” – kishte thënë hoxha për Nacionalen.
