Hoxha: Kosova ushtrimore e VV’së për shembjen e shtetit - NACIONALE

Hoxha: Kosova ushtrimore e VV’së për shembjen e shtetit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar mënyrën e funksionimit të institucioneve në Kosovë, duke thënë se vendi po qeveriset përmes “ushtruesve të detyrave”.

Në një reagim të saj, Hoxha ka ngritur pyetjen “Pse Albini ma me qejf ushtron detyra sesa qeverisë?”

Ajo ka renditur një sërë kritikash ndaj Qeverisë, duke thënë se Kosova prej dy vitesh nuk ka pasur Kuvend funksional dhe se ka munguar llogaridhënia institucionale.

“S’ka Kuvend qe dy vite. S’ka llogaridhënie qe dy vite. S’ka mundësi deputeti me e ushtru punën e vet”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të ngjashme