Hoxha i VV-së, Ramës: Ta kuptosh Serbinë duhet të mbash anën e Kosovës
Elvis Hoxha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, i ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Duke e komentuar konferencën e sotme për media të kryeministrit shqiptar, Hoxha ka treguar se pse Rama nuk po e kupton sjelljen e Serbisë në raport me Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se për ta kuptuar sjelljen e Serbisë, Rama duhet ta mbaj anën e Kosovës.
“Rama po ankohet se nuk po e kupton sjelljen e Serbisë me policët e Kosovës. Këshillë e thjeshtë për këdo që voton Ramën. Që ta kuptosh Serbinë duhet të mbash anën e Kosovës, të njohësh historinë e Kosovës, të shohësh me sytë e Kosovës. Kjo këshillë nuk vlen për Ramën. Ai nuk njeh Kosovën, por Baton Haxhiun dhe Shkëlzen Maliqin”, ka shkruar Hoxha.