Hoxha i VV-së me akuza të ulëta ndaj Arifit: Është në shërbim të hapur të Vuçiçit
Elvis Hoxha i VV-së ka sulmuar ulët kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arfin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Arifi është në shërbim të hapur të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiçit.
Hoxha është habitur se si shqiptarët e Preshevës mund ta votojnë një njeri të tillë.
“Nuk e di nëse ata që e dëgjojnë janë shqiptarë, apo po flet me vete. Serbët në veri prodhojnë banda kundër shtetit të Kosovës, ndërsa ky e ka shtetin mik serb, edhe pse është po ai që ishte për tri dekada radhë. Serbët kërkojnë republikë serbe në veri të Kosovës, ndërsa shqiptarëve në Serbi ua ndalojnë edhe ngjarjet artistike. Nuk e di edhe si mund të marrë votë prej shqiptarëve një njeri që është në shërbim të hapur të Vuçiçit dhe Vulinit e që na thotë se armiku është mes thonjëzash. Ndoshta ky mendon se edhe viktimat janë mes thonjëzash. Nuk e di se si mund të lindin kaq lehtë mes ne shqiptarëve renegatë të tillë”, ka shkruar Hoxha.
Kryetari i Preshevës, Shqiprin Arifi, është bërë objekt i kritikave të shumta të eksponentëve të VV-së. Kjo për faksin se i pari i Preshevës është shprehur kritik ndaj kryeministri Albin Kurti.
Ditë me parë, edhe analisti Sadri Ramabaj kishte thënë se Arifi e ke gruan me shami, prandaj nuk ka formim politiko-kulturor të mirëfilltë shqiptar.