Hoxha i VV-së kritikon Ramën: Paska nisur t'i kryejë mbledhjet e dy qeverive me postë - NACIONALE

Hoxha i VV-së kritikon Ramën: Paska nisur t'i kryejë mbledhjet e dy qeverive me postë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama.

Aktivistit të VV-së nuk i ka pëlqyer veprim i sotëm i Ramës, i cili në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dorëzuar 13 marrëveshje për nënshkrim.

Sipas tij, ky është një veprim i turpshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxha ka shkruar se kryeministri shqiptar paska nisur t'i kryejë mbledhjet e dy qeverive me postë.

Edi Rama paska nisur t'i kryejë mbledhjet e dy qeverive me postë. Edhe nënshkrimi i kontratës më të thjeshtë kërkon praninë e dy firmëtarëve. Kryeministri i Shqipërisë merr Turin nëpër Ballkan por anulon mbledhjen e dy qeverive. Dhe pastaj e nis paketë dosjen e marrëveshjeve me nënshkrime të gatshme. Është turp, por varet se kush e ndjen”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të ngjashme