Hoxha i VV-së e quan Borellin sekser, merret edhe me ambasadorin Hill - NACIONALE

Hoxha i VV-së e quan Borellin sekser, merret edhe me ambasadorin Hill

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka eskaluar me gjuhë ofenduese ndaj kryediplomatit të BE-së, Josep Borell dhe ndaj ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill.

Hoxha në Facebook ka thënë se Borell është “sekserë”, por ai nuk e ka përfshirë vetëm atë në këtë listë.

Sipas Hoxhës, Borell dhe Hill mund të mendojnë që “për gjenocidin serb mbi boshnjakët dhe shqiptarët, fajin e kanë këta të fundit sepse ekzistojnë.”

Logjika e Borrellit sekserët e tjerë me siguri është e tipit: për bombat që hedh Serbia, fajin e ka Kosova.

Po t'i pyesësh edhe më tej, me siguri Borrelli dhe Hilli do të thonë se dhe për gjenocidin serb mbi boshnjakët dhe shqiptarët, fajin e kanë këta të fundit sepse ekzistojnë. Po të mos ishin këta aty, serbët nuk do të kryenin krime.” – ka shkruar Hoxha.

Ndryshe Hoxha në vazhdimësi nuk ka kursyer sulmet ndaj ndërkombëtarëve.

Lajme të ngjashme