Hoxha: Ftesat për PDK-në dhe Aleancën ishin “sa për sy e faqe”
Analisti Ylli Hoxha ka vlerësuar se ftesa e liderit të VV-së, Albin Kurti, për liderët e PDK-së dhe Aleancës ishte sa për sy e faqe.
Në emisionin “Debat Plus”, ai ka deklaruar se liderët e këtyre dy partive Kurti ka mundur t`i takonte edhe më herët.
Sipas tij, ftesa e Kurtit për këto dy subjekte nuk kishte qëllim serioze.
“Realisht nuk ka pasur asnjë pengesë që ftesat për AAK-në dhe PDK-në të dërgoheshin më herët. Përgjigjet negative erdhën pasi këto ftesa u dërguan më shumë sa për sy e faqe, sesa me një qëllim serioz për t’i përfshirë në skemën e zgjedhjes së qeverisë”, ka thënë Hoxha.