Hoxha e quan Ramën “Skënderbe të socialistëve”: Copëton historinë e shqiptarëve - NACIONALE

Hoxha e quan Ramën “Skënderbe të socialistëve”: Copëton historinë e shqiptarëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Hoxha e ka quajtur Ramën “gjatëmadhënia e tij” dhe “Skënderbe i socialistëve”.

Tutje, Hoxha ka renditur disa kritika të ashpra, ndërsa ka konkluduar se Rama po e copëton historinë e Shqiptarëve.

“Me këtë strategji, Gjatëmadhnia bën edhe dy dëme të tjerë: copëton historinë e shqiptarëve dhe lejon veprimtari të pakontrolluara për inteligjenca të huaja që në emër të fesë mund të përfitojnë nënshtetësi dhe organizime kundër interesave të Republikës së Shqipërisë.

Opozita do të kishte përsëri një rast veprimi për të dëshmuar ekzistencën e saj. Dhe këtë jo vetëm në rrugë deklaratash, por dhe ndjekjeje gjyqësore. Shqipëria nuk është principatë, por Republikë. Nuk mund të ndahet e tjetërsohet nga një kryeministër, sado i gjatë të jetë ky” – ka shkruar Hoxha, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme