Hoxha e PDK-së: Liburn Aliu paska lëshu leje ujore e mjedisore fshehurazi e pa proces me komunitet - NACIONALE

Hoxha e PDK-së: Liburn Aliu paska lëshu leje ujore e mjedisore fshehurazi e pa proces me komunitet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka ngritur akuza të rënda kundër Ministrit të Infrasktrukturës, Liburn Aliu. Hoxha ka thënë se organizatat e shoqërisë civile kanë ngritur padi kundër ministrit Aliu për lejet ujore dhe mjedisore, të cilat sipas saj, ka vepruar pa përfshirje të komunitetit dhe kundër dispozitave ligjore të vendit.

Deputetja Hoxha theksoi se Ministri Aliu ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke lëshuar lejet pa proces të përfshirjes së komunitetit, gjë që është e detyrueshme sipas ligjit.

"Ministri paska lëshu leje ujore e mjedisore fshehurazi e pa proces me komunitet gjë që kërkohet me ligjin për ujërat dhe ligjet e tjera në fuqi." - shkroi Hoxha.

Më tej, Hoxha ka rikujtuar edhe agjendën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila, sipas saj, ka qenë kundër çdo operatori të burimeve të ripërtërishme, duke demonizuar çdo investitor, përfshirë edhe atë ndërkombëtar, duke shfrytëzuar shoqërinë civile për qëllime të veta politike.

"Krejt agjenda e LVV në opozitë ka qenë kundër qymyrit se duhet me pas mjedis ma të mirë, e njëkohësisht edhe kundër çdo operatori të burimeve të ripërtërishme duke e demonizuar secilin akter e proces." - tha ajo.

Hoxha ka shprehur dyshime rreth transparencës, duke pyetur pse lejet nuk janë të qasëshme në faqen zyrtare dhe pse nuk janë bërë të njohura publikisht.

"Çka po fsheh ministri Aliu? Pse lejet si dokumente zyrtare nuk figurojnë në web dhe nuk janë të qasëshme? Nëse i ka plotësuar kushtet operatori sipas Udhëzimit administrativ, pse nuk bon me i pa edhe ne?..." - tha ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme