Hovenier viziton Manastirin e Graçanicës: Kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosije
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vizituar sot Manastirin e Graçanicës.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ka shkruar se respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne.
“Kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosije dhe të vizitosh Manastirin e Graçanicës sot. Ne vazhduam diskutimin tonë për të siguruar që çdo qytetar i Kosovës mund të admiroj pa diskriminim. Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Pleasure to see Bishop Teodosije again & visit Gracanica Monastery today. We continued our discussion on ensuring every Kosovan can worship free from discrimination. Respect for diverse religious and cultural heritage is a cherished ideal in every modern, multi-ethnic democracy. pic.twitter.com/HiEP9cK8pv
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 18, 2022