Hovenier uron Kosovën për përmirësimin në fushën e sundimit të ligjit - NACIONALE

Hovenier uron Kosovën për përmirësimin në fushën e sundimit të ligjit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeff Hovenier, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, ka uruar vendin tonë për përmirësimin në fushën e sundimit të ligjit.

Kosova radhitet e dyta në botë si shteti që ka shënuar përmirësim në këtë fushë sipas Indeksit vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”.

“Urime Kosovës për renditjen në mesin e vendeve të përmirësuara më së miri globalisht dhe më të përmirësuara në rajon në Indeksin e Sundimit të Ligjit në Projektin Botëror të Drejtësisë 2022. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përmirëson renditjen e përgjithshme”, ka shkruar Hovenier.

Lajme të ngjashme