Hovenier takon komandantin e KFOR-it: Përsëritëm angazhimin e përbashkët për sigurinë në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, me të cilin kanë folur për sigurinë e Kosovës.
Në llogarinë e tij në “X”, ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me NATO-në dhe KFOR-in.
“Takimi i mirë me Komandantin e KFOR’it, MG Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me @NATO_KFOR pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
