Hovenier: ShBA mbështet Kosovën në përmirësimin e integritetit të informacionit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për Kosovën në aspektin e përmirësimit të integritetit të informacionit dhe të mbrojtjes nga sulmet kibernetike.
Në edicionin e shtatë të konferencës për Integritetin e Informacionit, të njohur si “DISICON”, Hovenier theksoi rëndësinë e përdorimit të përgjegjshëm të teknologjisë në mbrojtjen e proceseve demokratike.
Ambasadori Hovenier vëmëndjen e përqendroi tek potenciali që ofron Inteligjenca Artificiale për të ndihmuar në përmirësimin e proceseve të ndryshme, duke nënvizuar se këto mjete teknologjike duhet të përdoren me kujdes për të shmangur rrezikun e keqpërdorimit.
Mjetet e avancuara teknologjike, sipas tij, mund të jenë të dobishme por edhe të rrezikshme nëse nuk menaxhohen siç duhet.