Hovenier: ShBA e palëkundur në mbështetjen ndaj misionit të NATO-s në Kosovë - NACIONALE

Hovenier: ShBA e palëkundur në mbështetjen ndaj misionit të NATO-s në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se ShBA-të mbesin të palëkundura në mbeshtetjen ndaj misionit të NATO-s në Kosovë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Hovenier ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

“Ishte privilegj të merrja pjesën në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutashit, dhe mirëseardhje të ngrohtë për Barduanin ndërsa merr komandën e këtij misioni kritik. Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-n, në sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe mjedisit të sigurt në Kosovë” – ka shkruar tutje ai.

Lajme të ngjashme