Hovenier: Dialogu, rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike
“Integrimi i Kosovës është thelbësor edhe për arritur sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon”, thotë ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, teksa foli në një ngjarje në Prishtimë në shënimin e 25-vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi, foli për prioritetin amerikan rreth sigurisë në Ballkan.
“Njëzet e pesë vjet më parë, NATO-ja veproi për ta çuar përpara një vizion për një Evropë të lirë dhe paqësore. Edhe sot ne po punojmë për ta arritur këtë”, tha Hovenier, transmeton REL.
Hovenier ua bëri të qartë autoriteteve kosovare, megjithatë, se rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut me Serbinë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Posaçërisht, përmes mirëbesimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve që Kosova i ka arritur përmes dialogut”, tha ai.