Hovenier për vizitën e Chulick: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona dypalëshe
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeff Hovenier, ka folur për vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick.
Hovenier e ka mirëpritur Chulick, duke thënë se ajo do të fokusohet në çështjen kritike të marrëdhënieve dypalëshe.
Më tej, ai ka thënë se vizita e saj do të bazohet edhe për të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.
“Ambasadori Hovenier: Jam i kënaqur të mirëpres Zëvendës Ndihmës Sekretaren Nicole Chulick në Kosovë. DAS Chulick mbikëqyr zyrat e Evropës dhe Azisë Jugore/Qendrore në Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës në Departamentin e Shtetit. Gjatë vizitës së saj, DAS Chulick do të fokusohet në çështje kritike për marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.” – thuhet në njoftimin e ambasadës.