Hovenier për Bob Dole-in: Përpjekjet e tij ishin absolutisht esenciale për t’iu përgjigjet regjimit brutal të Millosheviqit - NACIONALE

Hovenier për Bob Dole-in: Përpjekjet e tij ishin absolutisht esenciale për t’iu përgjigjet regjimit brutal të Millosheviqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në shënimin e 34 vjetorit të vizitës së ish-senatorit amerikan, Bob Dole, ku me një delegacion amerikan amerikan kishte ardhur për të parë nga afër gjendjen e rëndë të shqiptarëve nga regjimi i hershëm i Sllobodan Milloshevqiti, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se përpjekjet e tij ishin “absolutisht esenciale” në thirrjen për mbështetje ndërkombëtare për të ndalur atë regjim.

“Përpjekjet e tij kanë qenë absolutisht esenciale për të marrë mbështetjen ndërkombëtare për t’iu përgjigjur direkt regjimit brutal të Millosheviqit të kampanjës së pastrimit etnik”, ka thënë Jeffrey Hovenier.

“Ai [Dole] dëshiroi që çdokush në këtë planet t’i gëzojë këto të drejta, përfshirë edhe njerëzit në Kosovë. Zotimi i tij ishte i palëkundur për demokracinë, dinjitetin njerëzor, gatishmërinë e tij për të qëndruar për çdokënd që iu mohohen këto të drejta”, tha ai.

Lajme të ngjashme