Hovenier: Nuk jemi të kënaqur me afatin e shkurtër me afatin për targat - duhet më shumë kohë
Sipas Jeff Hovenier, ambasadorit amerikan në Kosovë, SHBA-të janë të pakënaqur me afatin për regjistrimin e automjeteve me targa RKS.
Hovenier pohon se të kesh një afat kaq të shkurtër për regjistrimin e automjeteve është sfiduese dhe rraskapitëse për qytetarët, por ai shpreson se do të ketë një shtyrje të afatit.
Më tej ai tha ka asnjë indikacion nëse afati do të zgjatet.
"Është shumë e qartë se deri më tani nuk ka pasur shumë kërkesa për ta bërë këtë (riregjistrimin e automjeteve). Administrata e Shteteve të Bashkuara beson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’u lejuar njerëzve që jetojnë në Kosovë të drejtojnë automjete që janë të regjistruara në Kosovë nuk është një kërkesë e paarsyeshme dhe se ky vendim është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, por ne kemi shprehur shqetësime që në fillim dhe vazhdojmë t’i shprehim për afatin kohor të zbatimit. Mesazhi për Qeverinë e Kosovës ishte se ne besojmë se duhet më shumë kohë, se nuk jemi të kënaqur me afatin e shkurtër, sepse kjo është e vështirë për njerëzit dhe është e lodhshme, shpresojmë të ketë një zgjatje. Kjo ishte pjesë e bisedës sonë. Nuk mund të them nëse do të ndodhë apo jo, sepse më pyetët se çfarë do të ndodhë, por është vendim i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai. tha Hovenier për Radio Kim.