Hovenier: Masat e qeverisë për reciprocitetin janë në përputhje me komunitetin ndërkombëtar
Jeffrey Hovenier,ambasadori amerikan e ka konfirmuar edhe një herë se vendimet të cilat i ka marrë Qeveria e Kosovës për reciprocitetin me targa e dokumente ishin plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.
Hovenier në Twitter ka shkruar se SHBA-ja e mirëpret vendimin e liderëve për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.
“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për ta pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, shkroi Hovenier në Twitter