Hovenier flet për sistemin e drejtësisë: Ende shumë shpesh shqipton dënime të buta
Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë, ka komentuar sistemin e drejtësisë.
Gjatë një pjesëmarrje në lansimin e një udhëzuesi nga Gjykata Supreme, Hovenier ka folur për dënimet e buta të sistemit të drejtësisë.
Sipas Hovenier, është nevojë urgjente që udhëzuesi të zbatohet plotësisht.
“Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme të drejtësisë penale dhe udhëzuesi i përgjithshëm do të ofrojë një kornizë të qartë për shqiptimin e dënimeve për shkeljet penale në Kosovë. Siç e dëgjuam, Kosova para 6 vitesh ka miratuar udhëzuesin e parë për matjen e dënimeve dhe zyrtarët e sistemit të drejtësisë së Kosovës vazhdojnë të jenë shembull për vendet e rajonit. Ky është vetëm hapi i parë, sepse siç e dini e gjithë puna e vështirë fillon tani. Duhet të bëhet gjithë ajo punë që ky udhëzues të jetë real dhe të hyjë në fuqi, sepse raporte ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ende shumë shpesh shqipton dënime të buta apo jo proporcionale, duke theksuar nevojën urgjente që ky udhëzues të zbatohet plotësisht”, ka theksuar Hovenier, transmeton Express.