Hovenier: Duam zbatimin e të gjitha detyrimeve nga Kosova dhe Serbia - NACIONALE

Hovenier: Duam zbatimin e të gjitha detyrimeve nga Kosova dhe Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, sot foli para gazetarëve për dialogun dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në lidhje me këtë temë, ai tha se Asociacioni është në përputhje m Kushtetutën e Kosovës.

Ndërsa, duke folur për dialogun, Hovenier tha se bashkësia ndërkombëtare dëshiron zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia.

“Ne po punojmë për ta parë atë të zbatuar si një element të strategjisë sonë më të gjerë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk mund të jetë. Bëhet fjalë për arritjen e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve të marra si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia në marrëveshjen bazë të Ohrit si dhe aneksin e zbatimit të saj. Kjo është ajo që ne duam të shohim.” – tha ai.

Lajme të ngjashme