Hovenier: Draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë me dije se edhe SHBA-ja e mbështet draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se SHBA-ja konsideron se draft-statuti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Statuti është prezantuar nga BE, prezent ishin edhe ShBA-të, janë pjesë e kësaj. Ka qenë e konsideruar nga BE-ja dhe ShBA-ja ka qenë e përgatitur që është respektuese ndaj Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas ambasadorit amerikan, drafti duhet të shkoj për shqyrtim në Kushtetuese.
“Unë dua t’ua rikujtoj qëndrimin e ShBA-së, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me respekt të vendimit të Kushtetutës. Ne besojmë që ky draft statut që i është dhënë Qeverisë i plotëson të gjitha kushtet, dhe ne besojmë që është konsistent me Kushtetutën e Kosovës. Është një entitet që mund të tregojë nëse është me Kushtetutën, dhe kjo është Kushtetuta. Siç tha kryeministri Kurti, një nga dispozitat do të shkojë në Kushtetutë, ku edhe do të shqyrtohet”, është shprehur ambasadori Hovenier.