Hoti: Të miratohet projektligji për tërheqjen e Trustit, është zgjidhja e vetme për qytetarët - NACIONALE

Hoti: Të miratohet projektligji për tërheqjen e Trustit, është zgjidhja e vetme për qytetarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Komisioni për Buxhet e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, i cili është iniciativë e mbi 21 mijë qytetarëve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Kuvendi i Kosovës duhet që sa më parë ta shqyrtojë këtë projektligj në seancë plenare.

Ai e ka pranuar se kjo nuk është zgjidhje e duhur për tejkalimin e krizës ekonomike nga inflacioni, por është zgjidhja e vetme që ka mbetur në dispozicion.

Sot, Komisioni për Buxhet e miratoi projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, i cili është iniciativë e mbi 21 mijë qytetarëve. Kuvendi i Kosovës duhet që sa më parë ta shqyrtojë këtë projektligj në seancë plenare. Sigurisht se kjo nuk është zgjidhja e duhur për tejkalimin e krizës ekonomike nga inflacioni, por është zgjidhja e vetme që ka mbetur në dispozicion të qytetarëve për të përballuar më lehtë krizën pasi kanë munguar masat substanciale nga Qeveria. Masat e ndërmarra kanë qenë të kufizuara kryesisht në skemat sociale dhe pensionale”, ka shkruar Hoti.

Me tej, ai ka përmednur që propozime që LDK-ja ia ka dhënë qeverisë.

Siç kemi propozuar vazhdimisht, Qeveria ka pasur dy mundësi në dispozicion për tu dalë në ndihmë qytetarëve përmes: (1) rritjes së pagave së paku sa është norma e inflacionit dhe rritjes së pagës minimale në sektorin privat ose (2) uljes së TVSH-së nga 18% në 8% dhe heqjes së përkohshme të akcizës. Të dyja këto masa kanë qenë plotësisht të realizueshme, sepse të hyrat buxhetore janë rritur me mbi 20% për shkak të rritjes së çmimeve. Në vend që mjetet buxhetore të shpenzohen duke i rritur pagat dhe duke i realizuar projektet kapitale, sot në buxhetin e shtetit janë grumbulluar rreth 700 milionë euro që po i zhvlerëson inflacioni”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme