Hoti: Sot të gjithë janë të bindur për rëndësinë e Marrëveshjes sw Uashingtonit, përfshirë ata që e cilësonin si tradhti kombëtare - NACIONALE

Hoti: Sot të gjithë janë të bindur për rëndësinë e Marrëveshjes sw Uashingtonit, përfshirë ata që e cilësonin si tradhti kombëtare

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën e kishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Në pesë-vjetorin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ai ka vlerësuar se me moszbatimin e kësaj ujdie Kosova ka humbur shumë.

Në profilin tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se sot të gjithë janë të bindur për rëndësinë strategjike të kësaj marrëveshjes, përfshirë ata që e cilësonin si tradhti kombëtare.

“Sot bëhen pesë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, një arritje historike për Kosovën që krijonte mundësi unike për: (1) fuqizimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe (2) vendosjen e Kosovës në qendër të zhvillimeve ekonomike në rajon përmes projekteve madhore infrastrukturore. Po të zbatoheshin projektet e mëdha infrastrukturore të përfshira në këtë marrëveshje, Kosova sot do të merrte rolin e saj si nyje rrugore, hekurudhore dhe energjetike (përmes gazit) në rajon dhe përtej, me Fushë-Kosovën si port i thatë tregtar që do të lidhte portet e Durrësit dhe të Selanikut, për të vazhduar në veri për Evropën Qendrore. Në aspektin politik, marrëveshja solli njohjen nga Izraeli, duke e thyer bllokadën disa-vjeçare të mungesës së njohjeve dhe duke e avancuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai ka kritikuar pushtetin aktual që nuk e ka zbatuar këtë marrëveshje.

“Për fatin e keq të Kosovës dhe të secilit qytetar, marrëveshja u neglizhua nga institucionet e Kosovës të dala nga zgjedhjet e vitit 2021. Kur u nënshkrua kjo marrëveshje, u kritikua ashpër nga opozita e atëhershme. Sot, pas pesë vitesh, të gjithë pa përjashtim janë të bindur për rëndësinë e saj strategjike, përfshirë ata që e cilësonin si tradhti kombëtare”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

Lajme të ngjashme