Hoti: Sa isha unë kryeministër pranuam njohjen nga Izraeli
Izraeli zyrtarisht është pajtuar të heq vizat ndaj shtetasve kosovarë që duan të udhëtojnë për qëllime turistike, njoftoi Presidenca e Kosovës, pas pritjes së ambasadores izraelite në Prishtinë, Tamar Ziv nga Vjosa Osmani.
Lidhur me ketë ka reaguar ish-kryeministri, Avdullah Hoti.
“Ndër kërkesat e para në vizitën që kishim në Izrael si Grup i Miqësisë kërkuam heqjen e vizave për qytetarët tanë. Kjo është një mundësi për qytetarët dhe bizneset t’i shkëmbejnë përvojat e tyre”, tha Hoti.
“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!”, theksoi ai.