Hoti: Refuzimi i gazit amerikan nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik, është agjendë e mbrapshtë antiamerikane - NACIONALE

Hoti: Refuzimi i gazit amerikan nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik, është agjendë e mbrapshtë antiamerikane

22 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se refuzimi i gazit amerikan nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik.

Ai ka bërë me dije se një veprim i tillë në thelb buron nga një agjendë e mbrapshtë antiamerikane.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka falënderuar profesionistët që po e sqarojnë një gjë të tillë.

“Përgëzoj analistët e shumtë dhe mediat, të cilët po e sqarojnë në mënyrë profesionale dhe të pavarur se refuzimi i gazit amerikan nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik, por në thelb buron nga një agjendë e mbrapshtë antiamerikane. Besoj është e qartë për të gjithë se ndjekja e agjendave antiamerikane e minon qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike të Kosovës. Dihet se kujt i intereson kjo agjendë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme